Jennifer Lopez është paditur për postimin e fotove të saj në një festë në Hollywood pasi agjencia e fotografëve dhe paparacëve ka deklaruar se ajo nuk arriti dot të merrte leje për përdorimin e tyre.
Këngëtarja postoi disa foto ku shfaqej teksa mbërrinte në Amazon MGM Studios dhe në festën e Vanity Fair në Los Anxheles, një natë përpara ceremonisë së Golden Globes në muajin janar.
Fotografi Edwin Blanco dhe agjencia për të cilën ai punon, Backgrid, kanë ngritur padi duke thënë se zotërojnë të drejtat e autorit për dy fotot.
Fotot u përdorën për “të promovuar daljet publike të Lopez, për të shumëfishuar përfshirjen e përdoruesve, për të rritur shpërndarjen dhe huazuar besueshmëri përmbajtjes së saj”, janë shprehur ata.
Backgrid dhe Blanco kërkojnë $150,000 dëmshpërblim për secilën foto.
“Përdorimi i paautorizuar i fotove nga Lopez është komercial në natyrë dhe me qëllim promovimin vetja. Për shembull, Lopez i përdori imazhet për t’u dhënë vëmendje stilistëve të veshjeve të saj dhe bizhuterive, duke përdorur publicitetin e eventit për të promovuar bashkëpunimet e saj të modës dhe markave.”
Çdokush që fotografohet nuk ka të drejtat e fotos sepse i përkasin fotografit apo kompanisë ku ai punon dhe vetëm ata mund ta vendosin kush mund ta përdorë dhe sa duhet të paguajnë.
Dokumentet ligjore thonë se Backgrid dhe Blanco kontaktuan përfaqësuesit e JLo pasi i postoi dhe pranoi një marrëveshje dhe kryerjen e pagesës, por s’ka firmosur ende.