Politikë

" Ndalu pak o shok, nuk je robot", ja si e suprizoi Akademia Politike e PS-së EDI RAMËN për ditëlindje!

Shkruar nga Liberale

" Ndalu pak o shok, nuk je robot", ja si e suprizoi Akademia Politike

Edi Rama feston sot ditëlindjen e tij të 61-të. Në këtë ditë tepër speciale për të, një video e veçantë i ka ardhur nga Akademia Politike e Partisë Socialiste. 

“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale”, shkruhet në urimin e akademisë në rrjetet sociale është shpërndarë edhe nga kryeministri.

Ashtu siç edhe dëgjohet në këngën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, anëtarët e Akademisë Politike të PS-së, venë në pah punën e kreut të tyre, por për ditëlindje i bëjnë një thirrje.

“Ndalu pak se s’je robot, o shok!”, i këndojnë ata.

Nuk harrohen as kostumet apo tutat, lapsi, puna e kreut të qeverisë në rrjetet sociale etj. Por për socialistët sot duhen harruar fjalimet.

“Është dita jote, një çast për reflektim. Është dita jote me urime pa mbarim”, thuhet ndër të tjera në këngë.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë. Ai ka një karrierë të gjatë si në politikë, mësimdhënie apo sport. Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

Figura kryesore e Partisë Socialiste që prej vitit 2005 dhe i pari lider shqiptar që udhëheq qeverinë prej katër mandatesh tanimë. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, PS mori një tjetër fitore, me qëllimin kryesor për anëtarësimin e vendit tonë në BE. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH