Aktualitet

Detaje të reja nga aksioni i SPAK në Klos/ Sekuestrohen telefonat e tre drejtorëve të bashkisë për krime zgjedhore

Shkruar nga Liberale.al

Detaje të reja nga aksioni i SPAK në Klos/ Sekuestrohen telefonat e

SPAK ka zhvilluar një aksion të ri në Klos, ku janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterët e tre drejtorëve të bashkisë. Aksioni po kryhet nën drejtimin e prokurorit Elvin Gokaj dhe gjyqtarit të posaçëm Erion Çeliaj. Drejtorët që janë prekur nga hetimi janë drejtori juridik, drejtori i shërbimeve sociale dhe një drejtor tjetër i bashkisë së Klosit.

Ata dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete që lidhen me krimet zgjedhore. Përveç telefonave, janë sekuestruar edhe kompjuterët e drejtorëve, ndërkohë që janë kontrolluar edhe banesat e tyre. Hetimet janë nisur pas gjetjes së disa komunikimeve telefonike që mund të përbëjnë prova për krime zgjedhore. Për momentin, nuk janë gjetur prova të tjera gjatë kontrolleve të banesave të drejtorëve.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH