Aktualitet

Policë dhe doganierë në pranga për kalimin e 440 kg kanabis drejt Malit të Zi

Shkruar nga Liberale.al

Policë dhe doganierë në pranga për kalimin e 440 kg kanabis

Katër persona janë ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), mes tyre tre punonjës policie dhe një doganier në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ata dyshohen se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mbi 440 kg kanabis drejt Malit të Zi, në shkelje të ligjit dhe detyrës së tyre.

Të arrestuarit janë:

Leke Çekrezi – punonjës policie
Fatjon Hamzi – punonjës policie
Tonin Melaj – punonjës policie
Selami Ethemi – doganier
Ngjarja ka ndodhur më 17 shtator 2023, kur një kamion me targa shqiptare kaloi kufirin në mënyrë të parregullt dhe u ndalua në pikën kufitare të Bozaj në Mal të Zi, ku u gjet sasia e madhe e drogës.

Hetimet për këtë çështje kanë zgjatur disa muaj dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH