Aktualitet

Protestë e shqiptarëve në burgun e Korfuzit për kushtet e këqija dhe trajtimin e padrejtë

Shkruar nga Liberale.al

Protestë e shqiptarëve në burgun e Korfuzit për kushtet e

Shqiptarët që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi kanë protestuar për të drejtat e tyre. Ata thonë se jetojnë në kushte shumë të këqija dhe se trajtohen keq vetëm sepse janë shqiptarë.

Sipas tyre, nuk u ofrohet ushqim i mjaftueshëm, ujë dhe nuk kanë mundësi të përfitojnë nga të drejtat ligjore si të burgosurit e tjerë, përfshirë marrjen e lejeve apo lirimin me kusht. Ata thonë se të burgosurit grekë trajtohen më mirë dhe kanë më shumë të drejta.

Në shenjë proteste, një i burgosur shqiptar ka djegur qelinë e tij. Pas këtij veprimi, ai është dhunuar nga gardianët dhe është kërcënuar me jetë.

Shqiptarët në burgun e Korfuzit kërkojnë që Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Shqiptare në Greqi të ndërhyjnë për të ndihmuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH