Aktualitet

Kërkimi shkencor 'punon edhe në kohë pushimesh', shpallen 100 projektet fituese që përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit

Shkruar nga Liberale
Kërkimi shkencor 'punon edhe në kohë pushimesh',

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka shpallur sot 100 projektet fituese ne fushën e kërkimit shkencor të cilat do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit.

Kjo është lista e projekteve fituese në fushën e kërkimit shkencor që u shpall këtë të martë nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Janë gjithsej 100 projekte që do të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit me qëllim adresimin e probleme që ka shoqëria.

Projektet fituese që janë aplikuar nga pedagogë me grada profesorë e doktorë janë klasifikuar në dy drejtime. 90 janë projekte të kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë, ndërsa 10 janë projekte të kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin.

Në projektet kërkimore të universiteteve 20% janë në fushën e mjedisit, 25% në fushën e bujqësisë dhe ushqimit dhe 21% në fushën e shëndetit.

Ajo që bie në sy është numri i projekteve të financuara që rezulton dy herë më i lartë se ai i vitit të shkuar. Kërkimi shkencor në vend nuk ka vuajtur ndër vite vetëm mungesën e financimeve por edhe faktin se shumica e punëve kërkimore që janë bërë në vend kanë qenë abstrakte dhe nuk kanë adresuar problemet që ka shoqëria.

Kërkimi shkencor i vendit tonë bazohet në tre kolona  kryesore,  ku përfshihen fondet që vijnë nga AKKSHI, aplikimet që bëhen për projektet e huaja dhe granti që ka vetë universiteti.

Zakonisht të gjitha projektet janë mbështetur në dy kolonat e para. Projektet fituese i ka përshëndetur edhe nga ministrja e Evis Kushi e cila u ka uruar suksese kërkuesve shkencor.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH