Aktualitet

Kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ministrja Kushi: Nesër takim me Sindikatën, studentët ekselentë do marrin bursë sa paga minimale

Shkruar nga Liberale
Kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ministrja Kushi: Nesër

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha sot se, nesër do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve për të diskutuar mbi pakënaqësitë e tyre.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kushi tha se, do të merren disa vendime për disa faktorë kryesorë që janë më shqetësues për ta.

“Nesër kemi një takim me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të universiteteve, atyre që kanë firmosur peticionin. Vetëm për dialogun me universitetet vetëm ju nuk mund të na akuzoni. Çdo muaj takohemi me rektorët dhe është edhe vetë kryeministri ku diskutojmë e marrim vendime bashkërisht. Nuk ka pasur asnjë periudhë ku të ketë një dialog kaq intensiv. Se çfarë vendimesh do të marrim nuk mund t’jua them që tani por sigurisht do të kemi një vendimmarrje për faktorët kryesorë. Të gjithë studentët ekselentë, që marrin pjesë në olimpiada etj, do të fitojnë bursa sa paga minimale”, tha Kushi në Kuvend.

Kujtojmë se, si studentët ashtu edhe pedagogët protestuan dhe kërkuan ndihmë nga qeveria. Pedagogët përveç së tjerash kërkuan rritje rroge, ndërsa studentët një ndihmë prej 100 eurosh. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH