Në vendin tonë deri tani janë 192 mijë qytetarë, të cilët i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook thotë se në gjithë Shqipërinë janë kryer 638,338 vaksinimeve.
“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu.
Kujtojmë që përqindja e zbulimit të rasteve të reja në raport me tamponët e kryer është në pragun e saj më të ulët.