Aktualitet

I vunë eksploziv në makinë, zbardhet dëshmia e Drejtoreshës në Shkodër

Shkruar nga Liberale
I vunë eksploziv në makinë, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, të cilës iu vendos eksploziv dje në makinë.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd”, kështu është shprehur Suida Kuka para oficerëve të policisë.

Lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit “Range Rover” të drejtoreshës.

““Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhej në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se, Suida Kuka prej një viti po mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa më herët ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH