Aktualitet

"I Love Tropoja"/ Ermal Mamaqi tregon pse futi në film Edi Ramën

Shkruar nga Liberale
"I Love Tropoja"/ Ermal Mamaqi tregon pse futi në film Edi

Ermal Mamai bashkë me Arjola Demirin janë të ftuarit e mbrëmjes në emisionin “Java” në RTSH për të folur në lidhje me filmin e tij të ri “I love Tropoja”. I pyetur nga dy gazetarët në lidhje me praninë e kryeministrit në kastin e aktorëve, Mamaqi u shpreh se merr përsipër të gjitha përgjegjësitë për pamjen, skenarin dhe interpretimin e kryeministrit.

Lorenc Vangjeli: Mund ta shikojmë këtu, me idetë e kritikëve të Ramës do thuhej meqë zbriti nga qielli me helikopter zi Zoti në tragjeditë greke që zbrisnin nga qielli, ai kështu e përfytyron edhe vetë Perëndinë. Me atë pamje, me flokë të gjatë, i ngrysur…?

Ermal Mamaqi: Mund t’a çdramatizojmë pak këtë interpretimin tuaj duke shpjeguar se prania e kryeministrit Edi Rama në film, është një zgjidhje për ta bërë filmin atraktiv dhe një praktikë e tillë përdoret shpesh nëpër filmat e huaj. Nëse do ta përdorja në këtë film Edi Ramën si Edi Rama, i cili do vinte i pa trukuar, do krijonte një ngatërresë shumë të madhe në film. Prandaj ne na u desh ta transformonim. Unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit, pasi ai është treguar shumë profesional në rolin e aktorit, duke pranuar çdo kërkesë që kisha.

Më tej, ai tregoi se batutat e shprehura nga kryeministri Rama janë krijim i skenaristës, por me kushtin e vetëm të kryeministrit që të futej shprehja” Gjallë a vdek. Mamaqi tregoi se kryeministri Rama s’ka pranuar të paguhet për rolin e tij në film.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH