Gjyakata e Apelit në Tiranë ka liruar nga burgu Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burgim për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarit.
Sot gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë, duke dhënë masën "arrest shtëpie".
Në nëntor të 2017-ës, Kolaveri u dënua nga Gjykata për Krime të Rënda me 20 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria.
Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se pasditen e 30 korrikut të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.
Prokuroria theksoi se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikuar snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim.
Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës./Gazeta Liberale