Aktualitet

Greva e naftëtarëve në Ballsh/ Reagon Rama: Jam i gatshëm të ulem...

Shkruar nga Liberale
Greva e naftëtarëve në Ballsh/ Reagon Rama: Jam i gatshëm

Kryeministri Rama reagon në Twitter për grevën e naftëtarëve në Ballsh, duke i ftuar ta ndërpresin atë dhe të qajnë hallin me qeverinë.

Rama shprehet i gatshëm që të ulen e bisedojnë bashkërisht, duke thënë se duhet të heqin dorë nga presionet e ultimatumet.

"U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH