Aktualitet

Gjendet i dekompozuar në lumë trupi i një 35-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Gjendet i dekompozuar në lumë trupi i një 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku është gjetur trupi i dekompozuar i një 35-vjeçari.

Sipas policisë, trupi i 35-vjeçarit, i cili nuk është identifikuar ende, është gjetur në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar.

"Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë thike", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH