Aktualitet

Foto/ Imazhet e rralla të legjendës së sportit shqiptar

               Publikuar në : 16:26 - 05/12/20 liberale

Memorie.al/ publikon fotot e rralla të Mjeshtrit të Merituar të Sportit Ajet Toska, i konsideruar si legjenda e atletikës shqiptare në garën e hedhjes së çekiçit, i cili për 12 vjet me rradhë, ishte kampion apsolut i Shqipërisë dhe kampion i Ballkanit në moshën 19 vjeçare si dhe fitues i 14 medaljeve, (ari, argjendi dhe bronx), në aktivitetet ndërkombëtare, ku me rezultatin 75 m. e 92 cm. të arritur në vitin 1986 në Tiranë, zuri vëndin e dhjetë në botë, duke u rradhitur pas mjeshtrave të mëdhej nga ish-Bashkimi Sovjetik, si Igor Nikulin dhe Juri Sedik, apo bullgarët Tanev e Apostolov të diplomuar në Akademinë e Sporteve të Lajpcigut, që konsideroheshin si yje të atletikës botërore në hedhjen e çekiçit.

Imazhet e panjohura të djaloshit me origjinë nga fshatrat e Mallakastrës që kaloi fëmijërinë e tij në qytezën e Fush-Krujës në një familje të varfër pasi ishin tetë fëmijë dhe dy prindërit punëtorë, i cili në vitin me 1974 erdhi në Tiranë me një valixhe druri për të konkuruar te Shkolla e Mjeshtërisë Sportive për volejboll, ku teksa priste i shtrirë në bar në fushën afër shkollës për të dhënë normat, provoi të hidhte gjylen që e flaku në distancën e 9 metrave, gjë e cila tërhoqi vëmëndjen e trainerit Fatmir Dibra, që nuk e la të konkuronte për volejboll, duke i thënë që të ikte në shtëpi dhe në datën 1 shtator të paraqitej në shkollë për të filluar mësimet.

Fotot e rralla të Ajet Toskës, emrinb e të cilit prej vitesh e mban Shkolla 8-vjeçare e fshatit Sukë ku ai është shpallur edhe “Qyetar Nderi”, duke filluar nga fusha e zezë e shkollës “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë me klasat sportive, në ambientet e pedanat e stërvitjes dhe kampionatet kombëtare me trainerin e tij Mirush Deliallisi, kolegët sportistë, shokët dhe shoqet e klasës në Mjeshtërinë Sportive, garat dhe aktivitetet ndërkombëtare në stadiumet olimpike të shteteve të ndryshme të Europës dhe Azisë, e deri tek Spartakiadat Kombëtare në tribunën qëndrore të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, duke i lidhur shallin e spartakiadës Enver Hoxhës, si dhe duke parakaluar me flamur në dorë në krye të kuadratave në paradën e 1 Majit, para tribunes së udhëheqjes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, etj./Memorie.al

<
>
scan0004 scan0005 scan0006 scan0007 scan0008 scan0009 scan0010 scan0014 scan0015 scan0018 scan0019 scan0020 scan0022 scan0024 scan0041-750x375 scan0001


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back