Sport

Finalja e madhe e Champions League: Triumf historik i Manchester City në Stamboll

Shkruar nga Liberale

Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës realizon tripletën e famshme.

Pas titullin kampion në Premier League dhe Kupës së Anglisë, City fiton trofeun më prestigjoz për klube në Europë, atë të Champions League.

Ndaj Inter në finalen e madhe të Stambollit vendosi një gol i Rodri në ‘68.

Ishte trofeu i parë Champions në histori për City, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Jam i emocionuar”, tha Rodri, autori i golit të fitores për City pas ndeshjes. “Kjo është një ëndërr e realizuar. Të gjithë këta djem këtu përreth, kishin pritur 20, 30, 40 vjet… Unë kam këtu vetëm katër vjet, prandaj e meritojnë. Vitet e fundit ne ishim kaq afër.”

Me një puthje drejt qiellit për të falënderuar Zotin ai thotë "një ëndërr e realizuar".

Rodri foli edhe për Interin: “Nuk ishte e lehtë”, thotë ai. “Dua të them, se me çfarë skuadre u përballëm. Ishte e pabesueshme mënyra se si ata mbroheshin, si kundërsulmonin. Ata gjithashtu kanë merita sepse janë një ekip i madh, por nuk dua të harroj shokët e mi. Nuk isha mirë në pjesën e parë, luajta dobët për të qenë i sinqertë. Dhe më pas i thashë vetes që duhet ta kapërcesh këtë mentalitet dhe shënova golin”. /Liberale.al/

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH