Relatorja nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, Klotilda Bushka ka bërë të qartë në Komisionin e Ligjeve se lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore janë të pamundura së bashku.
"Kemi riformuluar dy nenet. Bëhen më të qartë dhe lënë kriteret kryesore për t’u detajuar në Kushtetutë. Tre qëllimet që nismëtarët nisën për ndryshimet në kushtetutë, listat e hapura mbeten, pjesa e parashikimeve për koalicionet parazgjedhore është e parashikuar, dhe pragu është gjithashtu, por në diskutimet tona menduam që vetëm elementet themelore të përcaktohen në Kushtetutë, pragu duhet zgjidhur në formulimet e Kodit Zgjedhor.
Po filloj me nenin 1, që ndryshon 64-ën. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë sipas një një sistemi proporcional me konkurrim rajonal.”, tha Bushka. /Gazeta Liberale