Sport

E la e dashura, futbollisti i Nice kërcënoi se do hidhej nga ura, pas negociatave ndryshon mendim

Shkruar nga Liberale
E la e dashura, futbollisti i Nice kërcënoi se do hidhej nga ura, pas

Ndarja nga e dashura për pak sa nuk shkaktoi zi në futbollin Europian.

Mesfushori i Nice, Alexis Beka Beka u tërhoq nga ideja për tu hedhur nga ura 100 metra e lartë në vendin e quajtur si Magnan.

22-vjeçari kërcënoi se do të hidhej, duke shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar në autostradën A8 të qytetit të Nice. Konsultat me psikologët e klubit dhe policinë e bindën që të mos kryente aktin dhe të largohej i qetë nga ura.

Fundi i marrëdhënies së dashurisë duket se është përjetuar keq prej tij, faktor që ka ndikuar edhe në performancën këtë sezon, duke mos luajtur për asnjë minutë.

Mesfushori u bashkua me klubin francez në verën e vitit të shkuar për shifrën e 12 milionë Eurove. Për shkak të kësaj ngjarje, klubi i Nice ka pezulluar daljet për media. Në dyshim mbetet dueli i radhës në kampionat Brest, përballje që luhet për vendin e parë në Francë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH