Sport

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin e suksesit të munguar prej 12 vitesh

Shkruar nga Liberale

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin

Tirana u shpall kampione e Shqipërisë në volejboll për femra, sezoni 2024-2025!

Ekipi i Tiranës triumfoi në finalen e tretë ndaj Skënderbeut në Korçë me rezultatin 3-1, duke mbyllur serinë e finaleve në shifrat 3-0 dhe duke u shpallur kampione e Shqipërisë.

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin

Ishte titulli i 21 për Tiranën pas plot 12 vitesh, që nga sezoni 2012-2013 kur e fituan për herë të fundit po në drejtimin e trajnerit Ardian Gorenca.

Trofeu iu dorëzua kapitenes së ekipit, Enkeleda Braho, nga Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi.

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin

Një rikthim që vjen menjëherë edhe pas rikthimit të Ardian Gorencës, trajnerit legjendar të vajzave bardheblu të volejbollit, i cili edhe në këtë periudhë pushimesh vazhdon stërvitjen si në një sezon i rregullt. Për Top Channel Gorenca tregon çelësin e rikthimit tek titulli të vajzave të kryeqytetit.

Stërvitshmëria me intensitet, me një ndërgjegje të pastër me udhëheqjen e kapitenes së skuadrës Enki Braho që diti ta drejtojë ekipin edhe në momente kritike ekipin. Kishte një kompaktësi mes vajzave dhe nuk kisha zënka mes tyre”-shprehet Gorenca.

Megjithatë për të fituar trofe edhe në volejbollin e vajzave, dikur të një niveli shumë të lartë edhe në rajon jo vetëm në Shqipëri, duhet ndihma e sportisteve të huaja që në ditët e sotme lejohen 3 të tilla në lojë dhe Tirana ashtu si ekipet e tjera I përdori gjatë sezonit të kaluar.

“Nuk ka akoma vajza që të përballojnë volejbollin shqiptar prandaj edhe ne fusim lojtare të huaja, dikur nuk kishte sepse mbështetej gjithmonë në bazën e çdo ekipi. Duhet të punohet me ekipet zinxhir, si ato të klasave sportive që normalisht nuk janë më, ashtu edhe të klubeve. Tani që federate po bën një ndryshim dhe nëse do të punohet seriozisht situate do të ndryshojë shumë shpejt“.

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin

Por kur mendohet se për ekipin fitues janë pushimet shpërblimi më i merituar, për Gorencën me sa duket nuk është kështu.

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin

“Pavarësisht se ne fituam kupën e republikës dolëm edhe kampion ne vazhdojmë stërvitjen rregullisht dhe besoj që unë me punën që do të bëj bashkë me vajzat dhe stafin se vetëm në nuk e bëj dot, them se do të dalim po prap kampion.”

Triumfi i vajzave bardheblu në volejboll, trajneri Gorenca tregon sekretin

Volejbolli i femrave në Shqipëri disa dekada më parë shkroi historinë në Europë. Sfidë mbetet që kempionet e Shqipërisë të kapërcejnë kufijtë ndërkombëtarë. Teksa talenti nuk iu mungon, mjafton që të kenë mbështetjen e duhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH