Aktualitet

Dy persona dhunuan gazetarin dhe bashkëshorten e tij, reagon Begaj: Dënoj me forcë dhunimin

Shkruar nga Liberale
Dy persona dhunuan gazetarin dhe bashkëshorten e tij, reagon Begaj:

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet dhe thekson se cënimi i lirisë së fjalës dhe dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Teksa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, thotë Presidenti Begaj.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH