
Policia e Anglisë ka arrestuar një shqiptar i cili drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar.
Bëhet fjalë për “bosin” shqiptar 26-vjeçar, Jorgen Bami, i cili është arrestuar, duke u fshehur në ferra, jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchëood.
Mediet e huaja e quajnë shqiptarin si “gangster”, ndërsa theksojnë se fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.
Por më vonë, ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe u jepte këshilla kriminale të tjerëve.