Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vlorë, ku iu vu flaka makinës që kishte në përdorim kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Sipas BW, kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin e ngjarjes. Një person pasi i ka vënë flakën makinës së Lelit, largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.
Mësohet se si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private.
Nuk ka asnjë deklaratë të re për personin nëse është identifikuar dhe as për motivin e ngjarjes./Gazeta Liberale