Sport

Dinamo fiton mes vuajtjesh, Flamurtari mundet nga Apolonia

Shkruar nga Liberale
Dinamo fiton mes vuajtjesh, Flamurtari mundet nga Apolonia

Kategoria e Parë u rikthye për të luajtur ndeshjet e para të vitit 2023 dhe duket se surprizat nuk munguan në javën e 13-të.

Dinamo arriti një fitore të vuajtur kundër Luzit në “Selman Stërmasi”, me rezultatin 2-1 dhe me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Vokrri në minutën e 67’.

Flamurtari u shtang në transfertë përballë Apolonisë, me këtë të fundit që triumfoi me rezultatin 1-0.

Skënderbeu nuk gaboi përballë Lushnjës në Korçë, duke fituar me rezultatin 2-0.

Po me këtë rezultat triumfuan Burreli kundër Besës dhe Korabi përballë Besëlidhjes.

Tomori nuk gaboi përballë Turbinës duke e mundur në shtëpi me rezultatin 2-0, ndërsa Oriku dhe Tërbuni u ndalën në një barazim pa gola me njëra-tjetrën.

REZULTATET:

DINAMO 2–1 LUZI 2008

BURRELI 1–0 BESA

BESËLIDHJA 0–1 KORABI

ORIKU 0–0 TËRBUNI

SKËNDERBEU 2–0 LUSHNJA

APOLONIA 1–0 FLAMURTARI

TOMORI 2–0 TURBINA

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH