Sport

Igli Tare fillon aventurën e re te Milani, firmos kontratë trevjeçare

Shkruar nga Liberale.al

Igli Tare fillon aventurën e re te Milani, firmos kontratë

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin italian Milan, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij. Lajmi është konfirmuar nga disa media të njohura italiane si Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport.

Milan pritet të dalë me një njoftim zyrtar në fillim të javës që vjen, duke prezantuar shqiptarin në postin e ri.

Tare, ish-lojtar i Kombëtares Shqiptare dhe një drejtues me shumë përvojë në Serie A, do të ketë disa detyra të rëndësishme. Ai pritet të zgjedhë trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, të bisedojë me disa nga lojtarët më të rëndësishëm si Mike Maignan dhe Theo Hernandez, për të ardhmen e tyre te kuqezinjtë.

Gjithashtu, Tare do të jetë pjesë e bisedimeve me Manchester Cityn, që është i interesuar për mesfushorin holandez Tijjani Reijnders, i cili këtë sezon ka qenë një nga pikat e forta të Milanit.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH