Aktualitet

U arrestua duke drekuar me BOSAT e tjerë tek Gjiri i Lalêzit, merret vendimi për Xhevdet Plakun dhe 6 të tjerët

Shkruar nga Liberale
U arrestua duke drekuar me BOSAT e tjerë tek Gjiri i Lalêzit, merret

Gjykata e Durrësit u “blindua” nga forcat e policisë të dielën. Shkak u bë seanca gjyqësore, ku Xhevdet Plaku, i arrestuar të enjten nga operacioni “Enigma”, doli për verifikimin e masës së sigurisë.

Në përfundim të seancës ai u la në masën e sigurisë arrest me burg. E njëjta masë sigurie u la edhe për Flobens Meçjen, Voltan Xhanin, Jugert Xhanin, Oltion Hasanin dhe Fatjon Qesjen. Për të vetmin që ndryshoi masa e sigurisë ishte Alfred Hasanaj, i cili u la në detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Xhevdet Plaku, një person me rrezikshmëri shumë të lartë, është emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit. I njohur me disa identitete, mes të cilave edhe nofka “Akili”, ai i ka shpëtuar disa atentateve ndërsa në janar u arratis nga burgu i Ancona-s. Kur u kap në Gjirin e Lalzit, policia tha se ai kishte një armë me fishek në fole, gati për qitje.

Flobens Meçja alias Gega, alias Drini ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sigurim kushtesh për vrasje dhe organizatë kriminale. Në momentin e arrestimit ai kishte dy dokumente të tjera të falsifikuara.

Ndërsa 39-vjeçari Voltan Xhani, ishte në kërkim Gjykata e Shkodrës për sigurimin e kushteve për vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër.

Në aksionin “Enigma” me armë u kap edhe Jugert Xhani.

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve u kapën për veprat penale moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH