Sport

Luka Modric largohet nga Real Madridi pas 12 vitesh të lavdishme! Por sa para ka fituar ai?

Shkruar nga Liberale.al

Luka Modric largohet nga Real Madridi pas 12 vitesh të lavdishme! Por sa

Pas 12 viteve të mbushura me suksese dhe emocione, Luka Modric i ka dhënë lamtumirën Real Madridit. Lajmi u konfirmua nga gazetari i njohur i transferimeve Fabrizio Romano dhe më pas edhe vetë Modric përmes një postimi prekës në Instagram. Ai falënderoi klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe mbi të gjitha, tifozët që e mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Modric u bë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e klubit. Ai fitoi 6 tituj të Ligës së Kampionëve, një Top të Artë dhe shumë trofe të tjerë si në nivel ekipor ashtu edhe individual. Gjatë kohës në Madrid, ai fitoi më shumë se 140 milionë euro nga pagat, ndërsa paga më e lartë e tij arriti deri në 21.8 milionë euro në vit.

Në sezonin e fundit (2024/25), ai fitoi rreth 10.4 milionë euro. Përveç pagës, ai përfitoi edhe nga bonuse që lidhen me sukseset dhe paraqitjet e tij në fushë.

Megjithëse është afër moshës 40-vjeçare, Modric nuk ka në plan të tërhiqet ende. Ai është duke kërkuar një klub të ri për të vazhduar karrierën dhe për të qenë në formë për Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Një pjesë të parave të fituara, ai ka vendosur t’i investojë në klubin uellsian Swansea, që synon rikthimin në Premier League.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH