Shtatë persona të plagosur u transportuan në urgjencën e spitalit gjatë festimeve për titullin e katërt të Napolit. Ndërkohë, 52 persona shkuan në spital, me dëmtime të ndryshme.
Shumica e tyre ishin në Piazza del Plebiscito, ku ishin regjistruar 21 kode jeshile dhe 6 kode të verdha. Ndërsa ndodheshin jashtë stadiumit Diego Armando Maradona, 13 persona morën ndihmë mjekësore , 2 prej të cilëve u dërguan më vonë në spital.
Napoli është shpallur kampion i Italisë! Në stadiumin Diego Armando Maradona, djemtë e Antonio Contes mposhtën Cagliarin 2-0 me golat e McTominay dhe Lukaku, gjë që e lejoi ekipin "Azzurri" të firmoste totullin e tyre të katërt në historinë e trofeve pas atyre të fituara në vitet 1987, 1990 dhe 2023. Napolitanët ruajnë një avantazh prej një pike ndaj Interit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm ata mund të festojnë titullin. Kampionati i dytë për presidentin Aurelio De Laurentiis . (VIDEO)
Antonio Conte fiton titullin e tij të pestë si trajner në Itali dhe me këtë fitore vjen një rekord për trajnerin e Salentos: ai është i pari në historinë e kampionatit me një raund të vetëm që fiton trikolorin me tre ekipe të ndryshme. (VIDEO)
Napolitanët duket se po e shijojnë më shumë titullin kampion të këtij viti, se atë të dy sezoneve më parë, që kthehej pas shumë kohësh. Kjo shihet edhe nga mënyra se si napolitanët kanë festuar në natën që i dha trofeun.
Thuajse gjithçka ka qenë e mbyllur në qytet gjatë ditës dhe të gjithë përgatiteshin për festën pasdite, duke u mbledhur në sheshet kryesorë të qytetit, apo rreth stadiumit në të cilin ishin të pranishëm ata më fatlumët që kishin siguruar bileta pas 400 mijë kërkesave për të tilla.
Megjithatë, edhe ata që ishin jashtë e kanë festuar në mënyrën më të mirë duke i kthyer rrugët e qytetit në një stadium të mirëfilltë, siç tregojnë pamjet e regjistruara në “Piazza Plebiscito” në momentin kur Skot MekTominej i dha avantazhin napolitanëve.
Interi tani do të fokusohet vetëm në finalen e 31 majit në Mynih, ku do të përballet me PSG-në për titullin e Ligës së Kampionëve.
REZULTATET:
NAPOLI 2-0 CAGLIARI
McTominay 42’, Lukaku 51’
COMO 0-2 INTER
De Vrij 20’, Correa 51’
RENDITJA:
NAPOLI — 82 Pikë
INTER — 81 Pikë