Globi

Përmbytjet e mëdha në Australi, 5 persona konfirmohen të vdekur, mijëra shtëpi e biznese nën ujë

Shkruar nga Liberale
Përmbytjet e mëdha në Australi, 5 persona konfirmohen të

Pesë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Australi.

Katastrofa natyrore preku pjesën juglindore të vendit, duke shkatërruar mbi 10 mijë prona, shtëpi, biznese e ambiente.

“Vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme për shkak të përmbytjeve të papara”, thanë shërbimet e emergjencave në një njoftim për shtyp.

Kryeministri i vendit, Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e tij në Taree të premten për shkak të përmbytjeve, tha se ishte “e tmerrshme të dëgjoje lajmin për humbje jetësh”.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur zona të gjera dhe duke u kthyer në rrezik për të paktën 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u vendosën në çatitë e ndërtesave, ndërsa prisnin ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Australia është goditur nga ngjarje ekstreme të motit vitet e fundit. Pas thatësirës dhe zjarreve shkatërruese në fund të dekadës së kaluar, përmbytjet masive kanë shkaktuar kaos që nga fillimi i vitit 2021.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH