Sport

Luis Hasa, kampion me Napolin pa luajtur asnjë minutë

Shkruar nga Liberale.al

Luis Hasa, kampion me Napolin pa luajtur asnjë minutë

Luis Hasa është një tjetër emër shqiptar që u shpall kampion me Napolin, së bashku me Amir Rrahmanin. Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje këtë sezon, 21-vjeçari mori medalje si pjesë e skuadrës kampione.

Hasa u bashkua me Napolin në janar dhe firmosi një kontratë për katër vite. Më parë ai luante për Lecce, dhe Napoli pagoi 500 mijë euro për ta marrë. Gjatë gjithë sezonit qëndroi në stol si zëvendës i mundshëm, por nuk pati mundësi të futet në fushë.

Luis Hasa është mesfushor dhe ka luajtur me ekipet e moshave të Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH