230 milionë euro dhe mbi një milion turistë për rajonin e Kampanjës. Këto janë vlerësimet e qendrës kërkimore Confesercenti pasi Napoli u shpall kampion për herë të katërt. Shifra të konsiderueshme, për shkak të turizmit sportiv, i cili, në këtë mënyrë, mund të revolucionarizojë pozitivisht jo vetëm arkën e ekipit të futbollit të udhëhequr nga zoti Conte , por edhe të të gjithë rajonit të Kampanjës me provincat e tij. Shifra tronditëse, pa përfshirë tregun e falsifikuar, i cili prej ditësh ka ndjekur me interes rezultatin e shpresuar me futjen e produkteve të falsifikuara dhe të sekuestruara menjëherë nga policia.
Napoli është shpallur kampion i Italisë për herë të katërt, pasi ka mbyllur javën e fundit të kampionatit me një fitore 2-0 ndaj Kaljarit që bëri të pavlefshme atë të rivalëve të Interit ndaj Komos.
Napolitanëve u duhej suksesi në fushën e tyre për të qenë të qetë dhe u munduan që në fillim të gjenin golin, të ndalur disa herë nga Alen Sherri i cili e niste ndeshjen titullar. Megjithatë, ai u mposht në fund të pjesës së parë nga goditja spektakolare e MekTominej që çoi Napolin në avantazh në pushimin e ndeshjes.
Pas rifillimit të sfidës, erdhi edhe goli i dytë me anë të Lukaku, i cili vulosi suksesin 2-0 dhe titullin e katërt kampion në historinë e Napolit, atë që pritej më pak nga të gjithë të tjerët.
NAPOLI-KALJARI 2-0
42′ MekTominej, 51′ Lukaku