Aktualitet

Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës

Shkruar nga Liberale
Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës

Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli rreth orës 04:26 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës.

Mendohet se automjeti në pronësi të kryebashkiakut "Range Rover" i është vënë flaka qëllimisht.

Si pasojë e djegies së automjetit Range Rover është djegur edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi.  Automjeti tip Ford është e shtetasit me iniciale B.A.

Nga flakët, të dy automjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia është në vendngjarje, dhe po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH