Aktualitet

Champions/ Gnabry-Lewandowski trondisin Anglinë

Shkruar nga Liberale
Bayern Munich ka treguar muskujt në shtëpinë e Tottenham në javën e dytë të Champions League. Baravarezët kanë fituar me rezultatin 7-2 duke i shkakatuar humbjen më të thellë anglezëve në një ndeshje të luajtur në shtëpi dhe duke blinduar Grupin B. Dhe të mendosh se ndeshja ka filluar me një gol të vendasve në minutën e 12-të. Gol që është shënuar nga Son, i cili ka përfituar edhe nga një gabim i miqve në mbrojtje. Pas këtij momenti në fushë është parë vetëm Bayern, që ka barazuar në minutën e 15-të me një predhë të Kimmich dhe më pas ka përmbysur gjithçka në fundin e pjesës së parë më një gol po aq të bukur të Lewandowski-t. Pjesa e dytë ka filluar me dy gola të shpejtë të Serge Gnabry, i cili ka realizuar në minutën e 53-të pas një aksioni spektakolar personal dhe dy minuta më vonë ka katërfishuar avantazhin e bavarezëve. "Spurs" kanë arritur të ngushtojnë diferencat në minutën e 61-të me një penallti të Kane, por bavarezët nuk kanë qenë të ngopur dhe në harkun e katër minutave kanë shënuar tre gola të tjetrë me Gnabry (83', 88'), ylli i padiksutueshëm i ndeshjes me katër gola, dhe Lewandowski-n (87'). Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë të luajtur mes Crvena Zvezda-s dhe Olympiacos-it, vendasit kanë arritur të marrin një fitore 3-1 me përmbysje dhe të ngjiten në vendin e dytë me 3 pikë. Grekët e kanë mbyllur takimin me 10 lojtarë.

Serge Gnabry . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Me këtë fitore Bayern Munich shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Tottenham ka vetëm një pikë. Në këtë grup ndeshja tjetër mes Crvena Zvedas dhe Olympiacosit u mbyll baras 3-1.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH