Dy asiste të Higuain dhe një gol i Cristiano Ronaldos i japin Juventusit 3 pikë në sfidën ndaj Leverkusen, që shkatërrohet në Torino dhe mund të kishte pësuar më shumë gola.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke gjetur golin e shpejtë me Higuain, me një goditje të bukur si në kohët e tij të arta, teksa Bernardeschi ka finalizuar me sukses aksionin e bukur dhe asistin e Higuain. Për CR7 ky është goli numër 127 në Champions!