Pavarësisht reagimit të gjerë kundër planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të rivendosur banorët e saj palestinezë, Donald Trump duket këmbëngulës.
Duke folur për mediat mbrëmë, ai tha se është “i përkushtuar” të “blejë dhe zotërojë” enklavën e shkatërruar, e cila është rrafshuar pothuajse plotësisht nga bombardimet izraelite që nga sulmet e 7 tetorit 2023.
Gaza, tha ai, duhet të mendohet si një “vend i pasurive të paluajtshme” – dhe ai zbuloi një ide tjetër për rindërtimin e territorit, shkruan Sky News.
“Për sa kohë që ne e rindërtojmë atë, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë tjera”, tha Trump.
“Por ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet”, shtoi ai.