Aktualitet

"Po na zien zemra çdo ditë..."/ Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen

Shkruar nga Liberale

"Po na zien zemra çdo ditë..."/ Gjyqi për vrasjen e

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, nga autori i akuzuar Mario Përlleshaj.

Në seancë ka pasur debate mes palëve, ku prokurorja Alma Felaj është përballur me pakënaqësinë e prindërve të Luis Meçes që mbeti i plagosur në ngjarje, lidhur me hetimet, ku babai i tij u detyrua nga gjykata të dalë nga salla.

Debati ka nisur kur po flitej për ditën para ngjarjes, ku të miturit Martin Cani e Luis Meçe kishin qenë duke luajtur futboll në Kavajë, dhe janë shoqëruar nga prindërit e Luizit në kthim.

Në sallë është folur për mundësinë që të miturit të kenë debatuar në telefon në mbrëmje me palën tjetër, dhe prokurorja ka artikuluar se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë”. Kjo ka nxitur reagimin e babait të Luizit i cili i është drejtuar prokurores me fjalët: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”.

Seanca radhës u la më 28 maj ku do të pyetën 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH