UKRAINË- Më shumë se 49,000 njerëz janë arrestuar në Ukrainë për përpjekje për t'u larguar nga vendi duke kaluar ilegalisht kufirin që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2022 për shkak të pushtimit rus, njoftoi sot roja kufitare.
Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç e kanë të ndaluar të largohen nga vendi, me disa përjashtime.
Ata që duan t’i shpëtojnë rekrutimit ushtarak kalojnë kufirin ilegalisht, ndonjëherë duke rrezikuar jetën e tyre.
“Që nga 24 shkurti 2022, rreth 45,000 qytetarë ukrainas, burra të moshës 18 deri në 60 vjeç, janë ndaluar nga Shërbimi Kombëtar i Rojeve Kufitare ndërsa përpiqeshin të largoheshin fshehurazi nga vendi.