Bota

Vrasje nga bombat dhe uria në gaza, Izraeli vijon bombardimet

Shkruar nga Liberale

Vrasje nga bombat dhe uria në gaza, Izraeli vijon bombardimet

Izraeli po vijon sulmet vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, pavarësisht presionit në rritje nga ndërkombëtarët për të ndaluar luftimet dhe për të lejuar plotësisht futjen e ndihmave humanitare.

Vetëm gjatë natës, 42 persona janë vrarë në të gjithë enklavën. Kriza humanitare gjithashtu po shkakton viktima që nuk kanë lidhje me sulmet. Sipas autoriteteve, më shumë se 230 persona kanë vdekur në 3 muajt e fundit për shkak të urisë.

Ndërkohë, Izraeli ka rënë dakord të lejojë futjen e 100 kamionëve me ushqime dhe materiale të tjera bazike. Por deri tani, vetëm 5 prej tyre kanë arritur të shkojnë në destinacion për shkak të pengesave.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i tha parlamentit një ditë më parë se ai, së bashku me udhëheqësit e Francës dhe Kanadasë, ishin të tmerruar nga përshkallëzimi ushtarak i Izraelit, duke përsëritur thirrjet për një armëpushim.

Përveç pezullimit të bisedimeve tregtare, Britania njoftoi sanksione kundër një numri individësh dhe grupesh në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli për shkak të dhunës së dyshuar kundër banorëve palestinezë.

Të njëjtat masa, përfshirë rishikimin e marrëveshjes tregtare me Izraelin dhe sanksione ndaj individëve të caktuar, janë paralajmëruar edhe nga Bashkimi Europian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH