Bota

Raporti i BE-së: Serbia po kërcënon stabilitetin në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale.al

Raporti i BE-së: Serbia po kërcënon stabilitetin në

Parlamenti Europian do të diskutojë më 8 korrik në Strasburg një draft-rezolutë që ngre shqetësim për ndikimin destabilizues të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.

Raporti i eurodeputetit austriak Tomas Waitz përmend problematikat e zhvatjes së sovranitetit, operacionet armiqësore apo përfshirjen e tabloidëve serbë si zëdhënës të Kremlinit.

Po ashtu, raporti thekson domosdoshmërinë për hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it, një kërkesë e përsëritur nga shoqëria civile dhe subjektet politike shqiptare.

Në një reagim, ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, u shpreh se “shteti është kthyer në një vartës të Botës Serbe”.

Ai paralajmëron për “kthimin e një modeli i-liberal të qeverisjes, që jo vetëm rrezikon rrugën drejt BE-së, por edhe rrënon parimet e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është themeli i bashkëjetesës ndëretnike dhe i barazisë institucionale në vend”.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët e cilëson emërimin e Ivan Stoilkoviçit, një figurë e afërt me Aleksandar Vulin dhe me qarqet pro-Kremlinit në Beograd, në krye të Ministrisë për Sistem Politik, është më shumë se një provokim – është një deklaratë politike që synon të minojë çdo progres multietnik të arritur pas vitit 2001.

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH