Bota

Tension në Budapest: Ekstremistët e djathtë përplasen me LGBTQ+

Shkruar nga Liberale.al

Tension në Budapest: Ekstremistët e djathtë përplasen me

Në Budapest po zhvillohet një situatë e tensionuar. Aktivistë të ekstremit të djathtë nga partia hungareze Patria Nostra po protestojnë në të njëjtin vend ku është planifikuar të nisë Parada e Krenarisë LGBTQ+.

Protestuesit e djathtë kanë bllokuar Ura Szabadsag me makinat e tyre, duke penguar marshimin e Paradës, e cila pritet të nisë nga sheshi përpara Bashkisë së Budapestit. Ky është një nga ndalesat kryesore në itinerarin e planifikuar të ngjarjes.

Ndërkohë, pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë kanë filluar të mblidhen, duke sjellë një atmosferë festive. Flamujt ylber dhe pankartat kundër kryeministrit Viktor Orban janë të pranishme kudo. Kujtojmë që qeveria e Orban-it ka miratuar ligje që ndalojnë demonstratat e komunitetit LGBTQ+.

Policia është e pranishme, por deri tani nuk ka ndërhyrë për të ndaluar protestuesit e ekstremit të djathtë. Një deputet i partisë Patria Nostra, Elod Novak, deklaroi:

“Nëse policia nuk bën asgjë për të ndaluar këtë marshim LGBT, ne do ta ndalojmë vetë.”

Sipas gazetës hungareze Blikk, turma në parkun e Bashkisë është e madhe dhe atmosfera është e qetë, por pritet që tensionet të shtohen nëse nuk merren masa për ndarjen e grupeve kundërshtare.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH