Bota

E arrestuan teksa po hante darkë, ZARFI me para 'FUNDOS' kryebashkiakun..

Shkruar nga Liberale

E arrestuan teksa po hante darkë, ZARFI me para 'FUNDOS'

Kryetari i bashkisë së qytetit të Sorrentos në Italinë Jugore, Massimo Coppola, u arrestua në flagrancë nga Policia Financiare Italiane gjatë një darke. Sipas informacioneve të deritanishme, kryebashkiaku 48-vjeçar u arrestua ndërsa po fuste një zarf me para në xhep në një darkë të organizuar pas një eventi sportiv lokal.

I arrestuari dyshohet se i premtoi trajtim preferencial personit që ia dorëzoi shumën e parave, shuma e së cilës nuk është zbuluar.

Coppola, i cili është avokat, u zgjodh kryetar bashkie i Sorrentos pesë vjet më parë, me mbështetjen e një sërë fletëvotimesh lokale që nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me partitë kryesore politike të vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH