Bota

Zelensky bën thirrje: Duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Moskës...

Shkruar nga Liberale

Zelensky bën thirrje: Duhet të ushtrohet më shumë presion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet raketore ruse ndaj një ndërtese banimi në Kiev të martën ishin shenjë se duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Moskës, në mënyrë që ajo të pajtohet për një armëpushim.

Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet në luftën kundër Ukrainës, që ka nisur tre vjet më parë.

Sulmet me dronë dhe raketa në Kiev të martën – më vdekjeprurëset ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë këtij viti – lanë të vrarë 28 persona dhe plagosën 142 të tjerë.

Zelensky, së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, Ihor Klymenko, vizituan vendin ku gjendet ndërtesa e banimit e sulmuar. Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan kujtimin e 23 personave që humbën jetën nga sulmi ndaj kësaj ndërtese.

“Ky sulm është përkujtues për botën se Rusia refuzon armëpushimin dhe zgjedh vrasjet”, shkroi Zelensky në Telegram.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH