Bota

Tym në kabinë! Avioni i kompanisë Carpatair bën ulje emergjente në Athinë

Shkruar nga Liberale.al

Tym në kabinë! Avioni i kompanisë Carpatair bën ulje

Sot është bërë një ulje emergjente nga një avion në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Avioni me 150 pasagjerë që kryente fluturimin Athinë – Riga, kontaktoi me kullën e kontrollit të aeroportit “Eleftherios Venizelos” duke kërkuar leje për një ulje emergjente.

Sipas të dhënave fillestare flasin për shfaqjen e tymit në kabinën e pilotit të avionit Airbus, i cili u detyrua të kthehej pak pas ngritjes.

Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, avioni i kompanisë çarter Carpatair, që kryente fluturimin e AirBaltic (BT6162), u drejtua fillimisht drejt verilindjes dhe më pas u kthye duke bërë ulje në Spata.

Të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa avioni pritet të kontrollohet nga teknikët.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH