Bota

“Nuk negociojmë nën presion”, Irani i përgjigjet Trump: Do reagojmë ndaj çdo kërcënimi

Shkruar nga Liberale.al

“Nuk negociojmë nën presion”, Irani i përgjigjet

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Në një reagim zyrtar, misioni iranian në Kombet e Bashkuara ka bërë të ditur se Irani nuk pranon paqe nën presion dhe nuk negocion përmes kërcënimeve.

Në një postim në rrjetin social “X”, përfaqësuesit iranianë e quajtën “të përçmueshëm” kërcënimin e Trump për të “eliminuar” Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke shtuar se Irani do të kundërpërgjigjet ndaj çdo veprimi me masa reciproke.

“Jo vetëm që nuk pranojmë paqe me kërcënim, por nuk do të negociojmë asgjë me një luftëdashës që nxit tensione”, thuhet në reagimin e misionit iranian.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, presidenti Trump deklaroi se i ka ofruar Iranit një “ultimatum përfundimtar”, duke lënë të kuptohet se SHBA është duke shqyrtuar një ndërhyrje ushtarake nëse nuk ka ndryshim qëndrimi nga ana e Teheranit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH