Bota

Irani bie dakort për dialogun me BE-në, negociatat do të ndiqen nga SHBA

Shkruar nga Liberale.al

Irani bie dakort për dialogun me BE-në, negociatat do të ndiqen

Kanë kaluar 7 ditë nga nisja e sulmeve të drejtpërdrejta me raketa mes Izraelit dhe Iranit, raportohet se ditën e nesërme do të ketë një tentativë për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Një raund bisedimesh mes Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian është planifikuar për t’u mbajtur në Zvicër.

Këto bisedime po ashtu do të zhvillohen në konsultim me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, sipas një diplomati nga një vend i Evropës Perëndimore.

Sipas këtij të fundit, bisedimet do të mbahen me qëllim për të shqyrtuar situatën rreth një zgjidhjeje të mundshme në tryezë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH