Bota

"Dil jashtë ..."/ Cila është pyetja e gazetarit që e REVOLTOI Trump?

Shkruar nga Liberale

"Dil jashtë ..."/ Cila është pyetja e gazetarit që

Gjatë një takimi me Presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, në Zyrën Ovale të mërkurën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u revoltua me një gazetar i cili e pyeti për dhuratën e një aeroplani luksoz nga qeveria e Katarit për Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur gazetarin një “reporter të tmerrshëm” dhe duke i kërkuar atij “të largohej”.

Ndërsa gazetari u përpoq ta pyeste presidentin në lidhje me avionin Boeing 747-8 prej 400 milionë dollarësh, të dhuruar nga Katari, i cili kishte për qëllim të zëvendësonte Air Force One, Trump tha:

Pse po flet për këtë? Për çfarë po e kërkon këtë? E di, duhet të largohesh që këtej.”

Duke akuzuar raportin dhe rrjetin NBC News për shmangien e temës kontraverse të krimeve kundër fermerëve të bardhë të Afrikës së Jugut për të cilën po disktuonte me Presidentin Ramaphosa, Trump pyeti: “Çfarë lidhje ka kjo me avionin e Katarit?

Ata po u japin Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara një avion. Dakord? Dhe është një gjë e shkëlqyer.”

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH