Një raport i ri nga media izraelite Channel 13 tregon se Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, ka ndaluar në çastet e fundit një sulm të madh ajror të Izraelit ndaj Iranit.
Ngjarja ndodhi natën kur një armëpushim i brishtë ishte vendosur mes dy vendeve. Pasi Irani lëshoi dy raketa balistike, Izraeli po përgatitej të sulmonte. Avionët luftarakë izraelitë ishin vetëm tre minuta larg objektivit, kur Trump telefonoi kryeministrin Netanyahu dhe i tha:
“Thuaju avionëve të kthehen mbrapsht.”
Trump i kujtoi Netanyahu-t se Izraeli kishte goditur më parë dhe nuk donte që situata të përshkallëzohej. Netanyahu mohoi që kishte sulmuar pas fillimit të armëpushimit, por Trump këmbënguli se duhej shmangur çdo përplasje e re.
Ai tha: “Nuk më intereson, më fajësoni mua. Nuk pati dëme. Le ta ndalim këtu.”