Pas më shumë se 15 vite planifikimesh të fshehta dhe përgatitjesh të kujdesshme, ushtria amerikane ka ndërmarrë një sulm të rrezikshëm kundër një objekti bërthamor shumë të mbrojtur në Iran, në zonën e Fordos.
Ky operacion i madh, i quajtur “Çekani i Mesnatës”, u zhvillua më 22 qershor dhe u drejtua nga forcat më të specializuara amerikane. Gjenerali Dan Caine, një nga udhëheqësit kryesorë të ushtrisë amerikane, e cilësoi këtë sulm si kulmin e një pune të gjatë që kishte nisur që para më shumë se një dekade.
Një nga armët më të rëndësishme të përdorura në këtë sulm ishte një bombë speciale, e ndërtuar për të depërtuar në thellësi të tokës dhe për të shkatërruar struktura të mbrojtura fort, siç është centrali në Fordo që ndodhet nën një mal.
Gjenerali bëri me dije se një oficer i Agjencisë Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes kishte studiuar centralin përplot 15 vite, duke e parë me detaje, me qëllim realizimin e operacionit komplekse. Sulmi u krye më 22 qershor dhe shënon një moment historik në strategjinë amerikane ndaj centraleve bërthamore.