Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Hoofddorp në Holandë, ku disa persona janë plagosur. Ndër të plagosurit është edhe një oficer policie.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në rrugën Fanny Blankers-Koenlaan. Policia dhe ambulanca të shumta mbërritën menjëherë në vendngjarje. Sipas autoriteteve, një nga të plagosurit është në gjendje shumë të rëndë.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi ngjarjen apo shkaqet e saj, dhe po vazhdon hetimet. Rruga ku ndodhi sulmi është mbyllur për qarkullimin.