Bota

Tërmet me magnitudë 4.3 ballë godet Turqinë, dridhjet u ndjenë edhe në Stamboll (ja ku e kishte epiqendrën)

Shkruar nga Liberale

Tërmet me magnitudë 4.3 ballë godet Turqinë, dridhjet u

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter goditi mesditën e sotme zonën juglindore të Detit të Marmarasë në Turqi, me epiqendër në Kios (Gemlik), pranë qytetit të Bursës.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 12.91 kilometrash dhe u ndjenë gjerësisht edhe në Stamboll dhe zonat përreth.

Kjo zonë ka shfaqur aktivitet të shtuar sizmik, pasi vetëm një ditë më parë u regjistruan dy tërmete të tjera me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë, të ndodhura brenda 70 minutash nga njëra-tjetra.

Sizmologu turk Suleyman Pambal paralajmëroi se rajoni ndodhet mbi një çarje aktive dhe kërkoi vigjilencë nga autoritetet dhe qytetarët. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH