Një ngjarje e tmerrshme tronditi një fshat në Indonezi, ku një burrë 80-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil i gjatë tre metra, ndërsa po lahej në lumin Semaka pranë banesës së tij.
Dëshmitarët panë me frikë sesi banorët përpiqeshin me dëshpërim ta shpëtonin nga goja e krijesës së egër, por fatkeqësisht pa sukses. I moshuari nuk pati as kohë të kërkonte ndihmë, pasi krokodili e tërhoqi nën ujë dhe e mbajti atje deri në vdekje.
Më vonë, një prej banorëve gjeti rrobat e viktimës pranë lumit, ndërsa kafsha u pa duke mbajtur në nofullat e saj trupin e viktimës së pafat.
Policia tha se, pas disa goditjeve me shkopinj nga banorët, krokodili u largua nga trupi i viktimës, i cili kishte ndërruar jetë.
Indonezia njihet si zona më e rrezikshme në botë për sulmet e krokodilëve, me mbi 1,000 raste të regjistruara gjatë një dekade. Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se numri real është edhe më i madh, duke e bërë jetën pranë lumenjve dhe zonave të egra të një sfide të përditshme.