Universitet

WORKSHOPI i tretë për studentët ndërkombëtarë: Si universitetet të përmirësojnë strategjinë e rekrutimit

Shkruar nga Liberale

WORKSHOPI i tretë për studentët ndërkombëtarë: Si

Ndërtimi i strategjive më efikase, për rekrutimin e studentëve ndërkombëtarë, ishte në fokus të workshopit të radhës organizuar nga Instituti Liberal Pashko për anëtarët e Ligës së Universiteteve “John Durrahium”. Ai u drejtua nga presidenti i Universitetit Europian të Tiranës dhe eksperti i ekonomisë, prof. asoc. dr. Selami Xhepa.

Sipas tij, përtej faktit që universitetet duhet të bëjnë detyrat e tyre dhe të plotësojnë kërkesat për ndërkombëtarizim, edhe Shqipëria duhet të ketë një strategji kombëtare ashtu siç e kanë shumë vende të tjera.

“Kemi shumë pika që janë krijuar nga eksperiencat tona dhe tashmë është koha që këto pika t’i lidhim dhe t’i kornizojmë në kuadër të një qasjeje strategjike që duhet të kemi si vend. Këtu dilemat dhe zgjedhja e modeleve është e ndryshme për vende të ndryshme. Kemi modelin anglosakson, britanik, i cili është market model. Është një model tregu që fokusin kryesor e ka te ekonomiksi. Arsyeja është shumë e thjeshtë: ky është një nga investimet më fitimprurëse që ka e ka raportin përfitim-kosto 10:1. Britania e Madhe gjeneron 43 miliardë paund në vit dhe investon vetëm 4.2 miliardë paund në vit. Unë nuk di nëse ka një investim publik më fitimprurës se kaq”, do të shprehej Xhepa gjatë forumit të dytë të Ligës për bashkëpunimin ndërkombëtar, të mbajtur më 25 qershor.

Gjatë këtij forumi u prezantuan zyrtarisht pesë komisionet ndëruniversitare, të cilët do të çojnë para çështjet më jetike të rritjes së standardeve të arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit. Universiteti Europian i Tiranës është drejtues i dy grupeve të punës, i Komisionit të Përbashkët për Ndërkombëtarizimin dhe Komisionit të Përbashkët për Projektet dhe Kërkimin Shkencor.

Ky është workshopi i tretë që organizohet për universitetet e Ligës. I pari u mbajt më 10 prill në kuadër të ndërgjegjësimit dhe mobilizimit për ndikimin dhe përfitimet që i sjellin Shqipërisë studentët ndërkombëtarë. 

Në workshopin e dytë, më 13 maj, përfaqësuesit e universiteteve jopublike shkëmbyen eksperiencat, ndanë praktikat më të mira dhe identifikuan nevojat që duhet të gjejnë zgjidhje në bashkëveprim me ministritë dhe autoritetet publike, për të bërë të mundur që “turizmi i studimeve” të bëhet një realitet i prekshëm, e pse jo, të arrijë nivele të krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian.

WORKSHOPI i tretë për studentët ndërkombëtarë: Si

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH